Një aksident ajror ka ndodhur në Zelandën e Re, ku dy avionë janë përplasur me njëri-tjetrin. “Reuters” shkruan që si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy pilotët.
Në bordin e njërit prej avionëve, pak para aksidentit ndodheshin katër parashutistë të cilët janë hedhur duke i shpëtuar përplasjes. Ndërsa avioni që ngrihej ishte për trajnimin e pilotëve të rinj.
Një helikopter që sapo ishte bërë gati të ulej, i shpëtoi përplasjes. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në aerodromin Hood në qytetin Masterton të Zelandës së Re, në lartësinë prej rreth 100 metrash.
Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm rreth viktimave të krimit, ata ende po përpiqeshin të gjenin anëtarët e viktimave.
Dëshmitarët okularë thanë së dëgjuan një përplasje të fortë dhe më pas panë flakë në ajër dhe mbetjet e avionëve që binin nga lartësia.