Pas kërkesës së Bashkisë së Shkodrës për të liruar ambientet e KZAZ-ve, ka patur përplasje. Mbështetës të opozitës, punonjës të bashkisë dhe ish-deputetë pengojnë futjen në KZAZ të punonjësve të policisë.
Në ambientet e jashtme të KZAZ-së numër 2 në këtë qytet, ka patur një moment përplasjeje.
“Urdhrin e paligjshëm, ju më kërkoni t’ju lejoj të zbatoni urdhrin e paligjshëm të një ministri të paligjshëm, pjesë e një qeverie të paligjshme. Ligjërisht ju them që jeni në gabim sepse ka një dekret të presidentit”, thotë ish-deputeti Bardh Spahia, i cili kërkon lirimin e KZAZ-ve.
Në letrën e saj, kryebashkiakja Voltana Ademi thekson se policia duhet të jetë prezente dhe të mbështesë bashkinë e Shkodrës në lirimin e këtyre ambienteve, pas dekretit të Presidentit. Bashkia ka kërkuar lirimin e ambienteve të këtyre KZAZ-ve:
Sot është hapur forcërisht dera nga policia vendore. Në mbrojte ka mbërritur dhe ish-deputeti Bardh Spahia që kërkojnë mos të ketë ndikim mbi vendimin e presidentit. Por forcat e rendit thonë se kanë urdhër nga kryeministri se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.