Me qindra simpatizantë janë mbledhur në oborrin e selisë blu në kryeqytet si një reagim pas publikimeve të përgjimeve nga Bild.
Simpatizantët nën thirrjet “Rama Ik” qëndrojnë në selia blu ku deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë do bëjnë më tej.
Në videon e publikuar nga Syri.net shihen qytetarët të cilët kërkojnë largimin e Ramës, ku ditën e sotme në përgjime ishte përfshirë edhe vetë ai në një komunikim me kandidatin për deputet në qarkun Dibër.