Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet dhe teza e provimit të matematikës (FOTO)


Në orën 10:00, rreth 36 134 maturantë niën provimin e tretë të maturës shtetërore, atë të matematikës. Ashtu sikurse ndodhi edhe në dy provimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Letërsisë, teza ka qarkulluar në rrjet ende pa u mbushur një orë nga nisja e provimit.

Ish-deputeti i PD-së Luiçiano Boçi, ka publikuar tezën në rrjetet sociale ndërsa akuzon qeverinë
Rama për grabitjen e meritës në shkolla. Sipas Boçit, qeveria e Rilindjes po e merr brezin e ri më qafë.

“Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?
Për cfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?!
Për meritë?!
Për drejtësi?!
Për cilësi?!
Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.
Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?!
Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion.
Prandaj merreni këtë paçavure!
Merreni e quajeni si të doni.
Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…
Por MATURË SHTETËRORE mos e quani më!
Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!
Besa largohu një orë e më parë…
Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…”, shkruan Boçi.

Provimet e maturës shtetërore përfundojnë më 24 qershor, me lëndën me zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *