Kryeministri Rama ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve nga ‘Bild’.
Ai shkruan se këto përgjime janë publikuar nga shërbëtori i Saliut dhe nuk bëhen për drejtësi por për shantazh.
Kreu i qeverisë shkruan se kjo bëhet për të bllokuar negociatat ndërsa i bën thirrje prokurorisë të hetojë duke theksuar se kjo ndërmarrje kriminale do e marrë përgjigjen më 30 qershor.
‘Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi!
Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me ‘zbulime gjermane’, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24.
Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit, nëse ka të tilla.
Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë, do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!’, shkruan Rama në ‘Twitter’.