Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të vidhnin banesën në Divjakë, arrestohet 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori


Arresohet një 20-vjeçar në Divjakë, nën akuzën për tentativë vjedhjeje. Sipas policisë në banesën e shtetasit me inicialet S.D në Divjakë, kishin hyrë dy persona.

Ai ka telefonuar në numrin 112 dhe me mbërritjen e uniformave blu, është kapur në flagrancë një nga të dyshuarit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

“Bashkëpunimi me qytetarët ve në pranga një shtetas i cili tentoi të vidhte një banesë në Divjakë.

Shpallet në kërkim bashkëpuntori tjetër.

Të dy autorët e dyshuar janë me precedet të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.

Pas telefonatës së shtetasit S.D në numrin unik 112 se në banesën e tij kishin hyrë dy shtetas të huaj, menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e Policisë Divjakë ku bëjnë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë shtetasin:

M.J, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *