Gazetari i Bild Peter Tiede i cili publikoi përgjimet e dosjes 184 për blerjen e votave ka paralajmëruar sërish për materiale të tjera.
Tiede shtoi se në materialet e reja ka materiale për krerët e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në.
“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime. Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”- tha Tiede në emisionin “A Shoë” nga Adi Krasta në News 24.