Vendosni fjalën kyçe....

De Ligt refuzon ofertën e Barcelonës


Matijs De Ligt e ka refuzuar ofertën e Barcelonës, dhe nuk do të veshë fanellën e blaugranave sezonin tjetër.

Spanjollja “Cadena SER”, e cila thekson se vetë lojtari ka hedhur poshtë një ofertë nga Barcelona, edhe pse klubi kishte rënë në ujdi me Ajaksin, që transferimi të kryhej për shifrën e 75 milionë eurove.

Sipas këtij burimi, agjenti Mino Raiola ka qenë deciziv për këtë refuzim nga ana e De Ligt. Vetë presidenti i Barcelonës, Bartomeu, kishte udhëtuar për në Amsterdam për ta bindur lotjarin, siç bëri disa muaj më parë me De Jong, për këtë radhë duket se nuk e ka arritur qëllimin e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *