Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Londër, nga emigrantët shqiptarë që jetojnë atje. Rama ka mbërritur në Londër për një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor por është përballur me dhjetëra shqiptarë, të cilët e quajnë “mashtrues, mafioz”.
Në momentin kur del nga makina dhe dëgjon thirrjet, Rama detyrohet të qeshë i sikletosur.
“Ju kujtojmë shqiptarëve kudo që janë se liria dhe barazia janë principet kryesore të çdo shoqërie demokratike.
Në çdo vend të Evropës po të kishin dalë tmerre të tilla, regjistrime të tilla, nga gazeta më prestigjioze në Evropë, gjithë populli do të kishte qënë në këmbë. Shqipëria kurrsesi nuk duhet të jetë “delja e zezë” e Evropës.”, shprehet një nga protestuesit.
Më pas në kor, ata kanë nisur thirrjet: “Rama go! Rama go!”