Vendosni fjalën kyçe....

India zbret Kinën nga froni, do jetë vendi me më shumë banorë brenda vitit 2050


Popullsia globale do të shtojë 2 miliardë në tre dekadat e ardhshme, duke shkuar në 10 miliardë deri në vitin 2050, tha OKB-ja. India është parashikuar që të kapërcejë Kinën.

Një raport i ri i lëshuar nga Divizioni i Popullsisë i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale (DESA) me titull “Perspektiva e Popullsisë Botërore 2019: Pikat kryesore” vlerëson se 9.7 miliardë njerëz do të banojnë në Tokë deri në vitin 2050.

Nëntë vende parashikohen të kenë më shumë se gjysmën e kësaj rritjeje. Vendi kryesor është India, që parashikohet të shtojë me 273 milionë popullatën e saj prej 1.37 miliardësh dhe të mbizotërojë ndaj Kinës, popullsia e të cilës pritet të tkurret me 31.4 milionë mes 2019-ës dhe 2050-ës.

Popullsia e Kinës do të vazhdojë të zvogëlohet dhe do të arrijë në 1.1 miliardë deri në 2100, ndërsa India pritet të ketë 1.4 miliardë banorë në atë kohë.

Nigeria nuk ka mbetur shumë prapa dhe pritet të shtojë 200 milionë njerëz deri në vitin 2050.

Pakistani, Etiopia, Tanzania, Indonezia, Republika Demokratike e Kongos, Egjipti dhe SHBA janë shtatë shtetet e tjera që do të kenë rritje të ndjeshme të popullsisë botërore në 30 vitet e ardhshme, sipas raportit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *