Bashkia Lezhë i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjidhjeve që të lirojë të gjitha mjediset dhe të hiqen listat e zgjedhësve.
Kreu i kësaj bashkie, Frrokaj, i është drejtuar me një letër KZAZ-së në këtë bashki duke i kërkuar të lirojnë vullnetarisht mjediset e shkollës Besëlidhja.
Ky vendim vjen pas dekretit të Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve ndërsa më herët të njëjtën gjë kanë bërë edhe bashkitë e tjera në vend që drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës.