Vendosni fjalën kyçe....

Ktheu në detyrë burrin e deputetes socialiste, kalon Vetingun Kastriot Selita


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të kryetarit të gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita.

Ky i fundit, është gjyqtari që vendosi kthimin në detyrë të bashkëshortit të deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Gjatë hetimeve nga KPK, rezultoi se ndaj kryegjyqtarit u paraqit një denoncim nga një grup gjyqtarësh të Apelit Administrativ ku pretendohej se në çështjen e vitit 2016 të Bledar Valikaj  bashkëshorti i deputetes  Ermonela Felaj dhe Presidentit te Republikës kishte një komplikim juridik. 

Por, pas shqyrtimit të dosjes në fund komisioni i vettingut ka vendosur që ta konfirmojë në detyrë Selitën, që ka rezultuar i pastër në të tre shtylla e vlerësimit.

Trupa gjykuese e KPK për këtë çështje përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u lexua po ashtu edhe denoncimi i një grupi gjyqtarësh anonimë të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, të cilët pretendonin për lidhje të mundshme të gjyqtarit Selita me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Por relatorja tha se pretendimet në denoncim nuk u vërtetuan, ndërsa Komisioni nuk evidentoi gjatë leximit të relacionit ndonjë problematikë lidhur me deklarimin e pasurisë së Selitës, megjithëse i kishte kaluar barrën e provës për disa prej pasurive.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Selita por edhe vetë KPK ka konstatuar se informacioni nuk kishte rezultuar i vërtetë.

Selita e cilësoi denoncimin nga grupi anonim i kolegëve si një “tentativë për të ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në proces”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *