Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në Twitter pas tensioneve në Shkodër, ku pati përplasje me policinë dhe zjarr në KZAZ.
Ai i bën thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe deklaron se asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë mandatin i cili po i mbaron.
“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.
Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”-shkruan Lleashaj në Twitter.