Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të gjitha forcat e errëta vendase e të huaja që kërkojnë destabilitet, po mbahen shënim


Presidenti Meta ka reaguar lidhur me situatën politike në vend.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Kreut të Shtetit, Blushi, theksohet se presidenti Meta mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale duke u shërbyer grupeve të errëta vendase e të huaja që kërkojnë destabilitet.

‘Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

Presidenti Meta mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.’ – thuhet në reagimin e Blushit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *