Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet Milot-Balldren, pyet Ahmetaj e përgjigjet Shkreli: Shkon mbi 300 milionë euro


Komisioni i Ekonomisë ka miratuar me votat e shumicës kontratën për rrugën Milot – Balldren, ndërsa deputetët e opozitës kanë votuar kundër.

Kreu i komisionit, ish-ministri i Financave, Ahmetaj, ka pyetur lidhur me kostot, për të cilat ka pasur jo pak akuza nga opozita, çështje të cilën e ka sqaruar Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë.

‘Ka një tymnajë të padrejtë rreth kostove të investimet dhe projektit. A janë këto çmime në përputhje të plotë me manualet që përdor qeveria për investime publike? A keni mundësi të na bëni një krahasim me një urë të ngjashme në rajon si kjo e Matit, dhe kostos së një kilometri vepër të rrugës me një kilometër të një rruge në vende të tjera të rajonit.’ – pyeti ai.

Ndërsa Shkreli u përgjigj duke dhënë hollësi rreth punimeve që do kryhen në këtë rrugë.

‘Projekti në fjalë përfshin ndërtimin e një tuneli 850 metra, i gjithi në zemër të malit, është Ura e Matit 620 metra, ajo e Drinit 223 metra, 10 kilometra rrugë dytësore. Do jetë e kategorisë A, pra më e larta si standard. Ka dy korsi dhe një emergjence, 2,5 metra bankinë të asfaltuar jashtë korsisë së emergjencës’,- tha ai.

Shkreli tha gjithashtu se rruga do të ndërtohet në një zonë me kushte gjeologjike jo shumë të favorshme prandaj edhe duhen bërë studime e duhen marrë të gjitha masat e nevojshme nga firma.

‘Koncesioni po jepet për projektim, ndërtim dhe mirëmbajtje. Oferta totale fillestare ishte 217 milionë e 18 mijë e 500 euro, ndërsa në përfundim shkon mbi 300 milion euro pasi u përfshi edhe mirëmbajtja.’ – shtoi Shkreli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *