Vendosni fjalën kyçe....

Neymar më pranë Barcelonës se kurrë, PSG merr 100 milionë euro e 3 lojtarë katalanas


Kthimi i Neymar te Barcelona është në pranë se kurrë, por kjo e ka një kosto për katalanasit.

Braziliani është nën kontratëë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe sipas ‘Globo Esporte’ dy klubet janë futur në bisedime.

Në rast se ky operacion do realizohet, drejt parisienëve do shkojnë përveç një shume të konsiderueshme eurosh edhe 3 lojtarë.

Dembele, Umtiti e Rakitiç. Përveç 3 lojtarëve të rëndësishëm për katalanasit, PSG-së do i shkojnë edhe 100 milionë euro.

Së fundmi për shërbimet e Neymar ka qenë i interesuar edhe Reali i Madridit por tashmë duket se Barcelona është në ‘pole position’ për të rikthyer në ekip 27-vjeçarin e talentuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *