Partizani ka mësuar kundërshtarin e tij në Ligën e Kampionëve. Të kuqtë do të ndeshen me ish-ekipin e Ansi Agollit, i cili aktualisht luan në SHBA.
Shorti nuk ka qenë shumëë i favorshëm për kryeqytetasit duke qenë se ekipi nga Azerbajxhani është një nga ekipet më të mirat të viteve të fundit me 6 tituj kampionë radhazi.
Edhe në kupat e Europës Qarabak-u ka bërë paraqitje mjaft të mira duke arritur të kualifikohen në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve.
Së fundmi Partizani ka bërë disa përforcime ndërsa do drejtohen nga trajneri italian, Lerda.