Vendosni fjalën kyçe....

Sandër Lleshaj: Gardistin e kam takuar, por s’di gjë për kërcënimet ndaj Bashës


Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me akuzat e PD-së se po bën shantazhe duke takuar truprojën e Lulzim Bashës, për t’i dhënë informacionin se ai ka kërcënime për jetën.

Lleshaj nuk mohon të ketë takuar gardistin, por thotë se nuk ka asnjë informacion se kreu i opozitës është kërcënuar.

“Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme të takoj truproja të gardës të pyesë ata për vijimin e punës sime.

Letra e Gazmend Bardhit më ka ardhur, e keni dhe në gazete por ende nuk e kam lexuar, e përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari Basha të jetë kërcënuar.”, tha Lleshaj.

Këtë deklaratë Lleshaj e bëri paraditen e sotme nga qyteti i Vlorës ku ndodhet për një vizitë në terminalin e ri të pasagjerëve në portin e Vlorës.

 Ministri i Brenshëm u shpreh i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve në datën 30 qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *