Vendosni fjalën kyçe....

Sot vendoset fati i Shqipërisë dhe i Maqedonisë për hapjen e negociatave


Sot liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave.

Mirëpo sipas një shkrimi të publikuar ditën e djeshme nga “EURACTIV”, pothuajse të gjitha vendet janë përgatitur t’i japin dritën e gjelbër Shkupit, ndërsa Tirana ende mbetet me përgjigje “JO” për disa vende.

Vitin e kaluar, shtetet anëtare ranë dakord që BE të vendosë këtë qershor nëse do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me të dyja vendet.

Komisioni rekomandoi në maj të fillonte bisedimet, duke arsyetuar se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria përmbushën të gjitha kërkesat për ta bërë këtë. Sapo të fillojnë bisedimet, procesi do të zgjasë për disa vite dhe madje edhe atëherë anëtarësimi nuk është i garantuar.

Megjithatë, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme nuk do të vendosë për çështjen të martën, pasi Gjermania nuk është gati të marrë një qëndrim sepse ende ka nevojë të përfundojë procesin e saj të brendshëm në parlament.

Si rezultat, zyrtarët e BE-së dhe diplomatët thanë për EURACTIV se vendimin do të shtyhet, me shumë gjasa deri në shtator.

Holanda është një ndër vendet kryesore që është skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Javën e kaluar, Parlamenti i Holandës ka marrë vendimin për të mos pranuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës i cili i kërkon qeverisë të mos pranojë rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave.

Sipas parlamentit, shkaqet e mos pranimit për hapjen e negociatave vjen se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Gjermania po ashtu është një ndër vendet kryesore skeptike dhe flitet se kancelarja Angela Merkel ka vendosur ta shtyjë marrjen e një vendimi në vjeshtë.

Megjithatë, vendimi do të mësohet sot në Luksemburg, gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *