Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla i bindur: Negociatat çelen në vitin 2019, edhe unë kam folur me Arben Keshin


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka deklaruar se është i bindur se viti 2019-të do etë viti i çeljes së negociatave për Shqipërinë.

I ftuar në News 24, ai tha se gazetari Peter Tiede po përdor Bild-in, ndërsa theksoi se ka biseduar ne telefon me Arben Keshin, personi që del në përgjimet e publikuara nga Bild ditën e djeshme.

‘Jam i bindur se 2019-ta do jetë viti i çeljes së negociatave. Tiede po përdor Bild-in. Është një tabloid dhe jo gazetë. Nuk janë të vërteta konkluzionet e nxjerra. Janë copëza të nxjerra jashtë kontekstit.

Unë kam qenë në Dibër. Keshi më ka marrë njëherë në telefon dhe më njofton se Flamur Noka dhe disa persona e kanë goditur.’ – tha ndër të tjera Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *