Protestues nga opozita janë grumbulluar mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhen materialet zgjedhore për qarkun të dorëzuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Protestuesit kanë thyer xhamat e shkollës dhe kanë tentuar t’i vënë flakën.
Punonjës të Policisë Bashkiake të Shkodrës, të mbështetur nga simpatizantë të Partisë Demokratike dhe ish deputeti Bardh Spahia janë përplasur me efektivët e policisë që ruanin derën e KZAZ nr. 3 dhe me forcë kanë hyrë në ambientet e brendshme. Më pas ata i kanë vendosur zjarrin materialeve zgjedhore brenda KZAZ.
Në pamjet e publikuara nga “Panorama” në Shkodër shihet përplasja midis protestuesve dhe forcave të rendit.