13 persona janë shoqëruar sot në lidhje me situatën e krijuar në një KZAZ, ku u shkatërruan materiale zgjedhore.
Të shoqëruarit janë punonjës të Bashkisë Tropojë të cilët akuzohen se kanë sulmuar KZAZ Nr.9.
Të arrestuar janë shtetasit: Artan Gjyriqi, Haxhi Gjidia, Bledar Pepkola, Arsen Hoxha, Ilir Margjeka, Mark Ukshini, Taqe Deda, Besnik Kolmaka, Ndriçim Ndrepepaj, Arjan Gabraj.
Pas përplasjes në KZAZ-në e Tropojës, tensione dhe dhunë pati edhe në një KZAZ në Shkodër mbrëmjen e sotme.