UNICEF ka publikuar një video emocionuese të këngëtares Rita Ora, gjatë vizitës së saj dy-ditore në Kosovë në kuadër të një projekti bamirës.
Në muajin prill, Rita vizitoi Kosovën në kuadër të UNICEF, për të parë se si përmes kësaj organizate mund të ndihmojnë familjet e fëmijët në nevojë.
Këngëtarja mbrëmjen e kaluar ka performuar në një event të mbajtur nga “SoccerAid”, në pushimin mes pjesëve të lojës së futbollit, ku kanë luajtur shumë lojtarë të njohur.
Bëhet fjalë për një ndeshje bamirësie dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për bamirësi, në ndihmë të njerësve si antigona e cila shfaqet në video.
Antigona është një nënë e re kosovare, e cila jeton në varfëri të tejskajshme. “SoccerAid” ka treguar se mbrëmë kanë mbledhur mbi 7.5 milionë euro.
https://www.instagram.com/p/Byx71BFneJY/?utm_source=ig_web_copy_link