Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka dalë në një deklaratë urgjente për mediat, pas përplasjeve në KZAZ-në Nr 2.
Ademi deklaroi se mbetet e vendosur për të liruar ambientet e KZAZ-ve dhe i kërkoi policisë që të veprojë sipas ligjit.
“Ne kemi komunikim edhe me OSBE ODIHR. Askush nuk mund të veprojë jashtë ligjit. KZAZ duhet të mbrohet. Mbrëmë në KZAZ kanë hyrë persona të paidentifikuar. Është cenuar autonomia vendore. Do kërkojmë lirimin e të gjitha ambienteve. Pas incidentit, i kam dërguar letër prefektit. Policia të veprojë sipas ligjit, pasi përndryshe do të përballemi me çdo person që vepron paligjshëm, qofshin punonjës të policisë së Shtetit”, tha Ademi.
Ajo shtoi se si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës “kam detyrimin ligjor të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të Bashksië, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës, që drejtojnë Policinë, Prefekturën dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.”