Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi shkencor, brenda 15 vjetësh mund të shpiket vaksina që shëron stresin


Shkencëtarët që kanë studiuar një lloj specifik të baktereve që gjenden në papastërti, besojnë se kjo mund të ndihmojë të prodhojmë e një “vaksinë stresi” brenda 10 deri 15 vjetëve të ardhshëm për të shmangur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të lidhura me stresin dhe PTSD-në (Post Traumatic Stress Disorder).

Plumbi magjik bakterial, i njohur si Mycobacterium vaccae, përmban veti anti-inflamatore, imunorregulluese dhe rezistencë ndaj stresit.

Mund të lehtësojë simptomat e astmës, të parandalojë një shumëllojshmëri të çrregullimeve të lidhura me inflamacionin, duke përfshirë kolitin dhe lloje të caktuara të sëmundjeve të zorrëve dhe mund të parandalojë edhe gjendjet e ankthit të shkaktuara nga stresi në trupin e njeriut.

Imunizimi me një formë të përgatitur të M. Vaccae gjithashtu mund të nxisë përgjigjet anti-inflamatore në tru, edhe pse mekanizmi i saktë në të cilin vepron mbetet një mister.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *