Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas video përgjimeve të publikuara nga Bild.
Lideri i opozitës shkruan në Facebook se Edi Rama është padrino i krimit në Shqipëri.
“Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar”- shkruan Basha.
Sot u publikuan 10 përgjime nga Bild në të cilat dëgjoheshin biseda të ministrit Gjiknuri me Imer Lalën apo edhe komunikime të drejtorit të policisë për skema blerjesh votash.