Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbërritur sot në prokurorinë e Tiranës, ku është paraqitur për të dëshmuar lidhur me kontratat e lobimit në SHBA.
Prokuroria i kishte dhënë afat Bashës deri të enjten, por mesa duket kryedemokrati ka menduar të mos presë më.
Kujtojmë se Basha është thirrur prej disa ditësh nga Prokuroria, e cila kishte dhënë urdhër për shoqërimin e tij me forcë, në rast se nuk do të paraqitej vetë deri më 20 qershor.
Në fillim, as ryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe as dy drejtuesit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi nuk u paraqitën në Prokurori, duke e konsideruar në shkelje të ligjit thirrjen e tyre në.
Në një letër drejtuar prokurorisë së Tiranës, kryedemokrati shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur në prokurori, por vetëm kur ajo “të zbatojë me përpikmëri ligjin”.
Sipas kryedemokratit, në njoftimin e prokurorisë së datës 12 Qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve që kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksonte se, nuk i janë vënë në dispozicion provat e reja të mbërritura nga SHBA.
Për këtë arsye, Basha i kërkoi prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit.