Vendosni fjalën kyçe....

Edhe ai u kap në përgjimet e “Bild”, Gjiknuri: Ne nuk blejmë vota, pse po na godasin


Drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, është një ndër eksponentët e kësaj force politike të përfshirë në audiopërgjimet e publikuara në gazetën “Bild”.

Në përgjime, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri bisedon në telefon me Arben Keshin, i cili haptazi bënte një skemë të pastër për blerjen e votave si dhe kërcënimin ndaj votuesve.

Por në një takim me banorët e rajonit Nr.1 dhe të njësisë Novoselë ku prezantoi kandidatin për kryebashkiak Dritan Leli, ish-ministri Damian Gjiknuri tha se partia e tij as nuk blen e as nuk shet vota por figurat kryesore politike të saj po goditen për qëllime të pastra politike.
“Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz. Ata (PD) nuk kanë përfaqësi fare në Vlorë, ata e mendojnë Vlorën në xhep pa qënë këtu. Pra, praktikisht këtë bëjnë në gjithë Shqipërinë dhe kjo është arsyeja pse goditem unë, pse goditet Edi Rama, pse goditen figurat kryesore të Partisë Socialiste. Sepse ata nuk kërkojnë zgjedhje, ata mjaftohen duke hedhur këto lloj shashkash të gatuara në kuzhinën e Partisë Demokratike dhe duan të nxisin njerëz për dhunë. Ne nuk do ti lejojmë. Ne jemi vërtet përfaqësuesit e denjë të Vlorës ndaj Vlora na voton”, theksoi Gjiknuri.

Gjiknuri i ftoi më pas qytetarët të votojnë më 30 Qershor për Partinë Socialiste si alternativën më të mirë qeverisëse, edhe pse në fakt nuk ka shumë alternativa nëse zgjedhjet mbahen pa opozitën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *