Vendosni fjalën kyçe....

Eskorta e princit William dhe Kate përplas një grua të moshuar


Një grua e moshuar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pas një aksidenti rrugor ku u përfshi eskorta e princit William dhe dukeshës Kate Middleton.

Princi William dhe Kate po udhëtonin nga Londra në Windsor të hënën. kur gruaja 83 vjeçare u aksidentua. Sipas “BBC“-së, në incident u përfshi një polic me motor në eskortë.

Pallati Kensington tha se çifti mbretëror është i shqetësuar për ngjarjen dhe janë në kontakt me gruan e aksidentuar.

Gruaja  e cila quhet Irene, sipas pallatit mbretëror, u dërgua në spital në gjendje kritike pas përplasjes. Por tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Një zëdhënës i Pallatit Mbretëror ka thënë: “Lartësitë e tyre mbretërore kanë dërguar urimet e tyre më të mira për Irenën dhe familjen e saj dhe do të mbeten në kontakt gjatë gjithë fazave të rimëkëmbjes së saj”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *