Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka vendosur të dhurojë pagën e një muaji për riparimin e dritareve të shkollës në Shkodër, që u dëmtuan pas djegies së KZAZ-së në këtë qytet.
Ajo tha se akti nuk është kryer nga demokratët e socialistët por nga servilët e kryetarit.
‘Të dashur demokratë, djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.
Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokratë dhe as socialistë por thjesht servila të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: ‘Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier’.
Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.
Me respekt,
Rudina A. Hajdari’