Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se kush do kryejë krim elektoral do dënohet me burg dhe do i ndalohet dalja jashtë vendit.
Në një deklaratë për media, nënkryetari i PD-së, Spaho tha se Rama p përdor çdo mjet për të ruajtur pushtetin e tij por nuk do e shpëtojë asgjë.
Ai theksoi se opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të larguar pushtetin kriminal të Ramës dhe për të mbrojtur demokracinë.
‘Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash. Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.’ – tha Spaho.