Vendosni fjalën kyçe....

Milan zyrtarizon Giampaolo, detajet e kontratës


Zyrtarisht Milani zgjedh trajnerin e ri për sezonin 2019-2020 dhe ai do të jetë Marco Giampaolo, ish-trajneri i Sampdorias në tre vitet e fundit.

Giampaolo firmos për dy vitet e ardhshme me opsion të tretin, teksa rroga e tij do të jetë 2 mln euro në sezon.

Për Giampaolon është hap i madh në karrierë, i ngjashëm me Allegrin dikur, që nga Sassuolo kaloi te Cagliari dhe më pas te Milani e Juventusi. Por, edhe Sarri ka bërë një rrugëtim të njëjtë me Empolin dhe më pas Napolin, Chelsea dhe tani Juventus.

Maldini dhe Boban kanë biseduar me trajnerin gjatë kësaj kohe teksa sot pasdite u ritakuan për shtrëngimin e duarve. Giampaolo njihet si teoricien i madh dhe në kursin e trajnerëve në Koverçiano është diplomuar me notat maksimale dhe me një temë e cila është quajtur “e përkryer”.

Skema e tij është e famshmja 4-3-1-2, me një fantazist dhe dy sulmues. Maniak në aspektin difensiv, ashtu edhe në atë ofensiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *