Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në Kamëz, Forcat Speciale shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës (VIDEO)


Situata vijon të jetë shqetësuese në të gjitha bashkitë e vendit, që drejtohen nga opozita, pas kërkesës për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve.

Pas përplasjeve në Shkodër, Tropojë dhe Kavajë, duket se edhe bashkia e Kamzës është kthyer në një vatër të nxehtë. Dhjetra qytetarë janë grumbulluar sot përpara gjimnazit Ibrahim Rrugova, duke kërkuar zbatimin e dekretit të presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Mësohet se rreth orës 10: 20, protestuesit hapën derën e shkollës ku ndodhet KZAZ nr 27. Policia ndërhyri duke hedhur spraj kundër protestuesve, të cilët dyshojnë se bëhet fjalë për gazlotsjellës.

Nga spraji janë lënduar edhe policë edhe protestues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *