Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve është plagosur në Burrel vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike të Matit, Alfred Lika.
Ai është dërguar në spitalin e Traumës me helikopter për trajtim më të specializuar.
Në spitalin e Traumës ka vajtur para pak çastesh edhe kreu i Partisë Demokratike, Basha, i cili po viziton Alfred Likën e plagosur.