Vendosni fjalën kyçe....

‘Rama s’i shkrin dot presidentin e opozitën, shqiptarët do e shkrijnë kryeministrin’ – Balliu


Ish-deputeti i PD-së, Balliu, ka deklaruar se fundi i Ramës dhe qeverisjes së tij është shumë pranë dhe përpjekjet e kryeministrit për të shkrirë policinë bashkiake, presidencën dhe opozitën janë të dështuara.

Në një status në faqen e tij në ‘Facebook’ Balliu shkruan se janë shqiptarët ata që do shkrijnë Ramën dhe mbështetësit e tij.

‘JANË SHQIPTARËT QË DO JU SHKRIJNË JU. Edvin Rama sot me aktin e tij barbar, duke dhunuar qytetarë të ndershëm të këtij vendi të cilët kërkojnë zbatimin e ligjit, duke shoqëruar në komisariate ish deputetë dhe zyrtarë të lartë të opozitës, i hapi rrugë GRUSHTIT TË SHTETIT për ti vënë zjarr vendit. Qëllimi i vetëm i Edvin Kristaq Ramës më këto akte të turpshme është që të shpëtojë kokën e tij. Kërkojnë të shkrijnë polici, presidencën, opozitë siç kanë shkrirë prokurorinë dhe gjykatat. Por nuk e shkrini dot Shqipërinë dhe shqiptarët. Fundi juaj është shumë afër.’ – shkruan Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *