Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është shoqëruar në polici bashkë me kryetaren e PD-së së Matit, Denisa Vata.
Shoqërimi vjen pas përplasjeve të forta në Burrel mes qytetarëve dhe policisë.
Qytetarët u futën në mjediset e KZAZ-së së këtij qyteti dhe pasi i nxorrën jashtë materialt zgjedhore i dogjën ato.
E njëjta situatë u përsërit edhe në Klos, ku materialet zgjedhore u dogjën.