Vritet me armë zjarri një person në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Mërqisë, ku viktima është identifikuar si Gjin Marku, kryeplak i fshatit.
Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie. Sipas policisë Marku ka qenë duke punuar në parcelë, ku është konfliktuar me shtetasin T.Gj, mik i familjes. Pas debatit, ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.
“Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës nga Fshati Kashnjet Lezhë”, sqaron policia.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.