Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në KZAZ, nënkryetari i bashkisë Kavajë: Nëse e mbroni dot, hallall ju qoftë (VIDEO)


Pas tensioneve në Shkodër dhe Tropojë, mëngjesin e sotëm përplasje ka patur dhe në Kavajë, ku protestuesit janë mbledhur pranë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve.

Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Hysen Kadiu, i ka dhënë ultimatum policisë që deri në orën 16:00 të lirojë ambientet e KZAZ-ve.

“Ju lëmë afat deri në orën 16:00. Nëse i mbroni dot, hallall ju qoftë”, ka thënë ai.

kujtojmë se ditën e djeshme ka patur tensione në disa KZAZ në Shkodër dhe Tropojë, ku disa persona kanë dëmtuar materialet zgjedhore. Për ngjarjen, policia ka ndaluar disa persona, mes të cilëve edhe policë bashkiakë si dhe një punonjës tjetër i bashkisë së Shkodrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *