Vendosni fjalën kyçe....

U cilësua si agjent serb, Thaçi shkarkon këshilltarin e tij


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij Branisllav Nikoliç i cili nga mediat është raportuar se ka qenë agjent i shërbimit sekret të Serbisë(BIA).

Në lidhje me këtë nga Presidenca kosovare ka lëshuar një deklaratë për media ku jep arsyet e shkarkimit të tij dhe pse vendimi  erdhi në këtë  kohë.

Deklarata e plotë:

Zyra e Presidentit të Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të Branisllav Nikoliç në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media.

Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme Nikoliç në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare.

Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’i dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik Branislav Nikoliç.

Presidenti Thaçi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *