Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi dënon arrestimin e deputetes Çupi e kryetares së FRPD-së Vata: Rama do e paguajë


Albana Vokshi ka dënuar me forcë arrestimin e deputetes Dhurata Çupi si dhe të kryetarees së FRPD-së së Matit, Denisa Vata.

Në një reagim në faqen e saj në ‘Facebook’, Vokshi shkruan se dhunimi dhe arrestimi i grave është akt kriminal provokimi ndaj shoqërisë shqiptare.

Në fund të statusit të saj ajo shkruan se kryeministri Rama do paguajë për çdo akt dhune ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm të grave dhe vajzave që mbrojnë Kushstetutën dhe demokracinë.

‘Dhunimi i grave, arrestimi i deputetes Dhurata Çupi, dhe Kryetares së Forumit Rinor të Matit, Denisa Vata, është akt i paprecedent kriminal provokimi ndaj shoqërisë shqiptare. Për të ruajtur pushtetin e tij kriminal, Edi Rama po guxon të dhunojë edhe gratë dhe vajzat. Shqiptarët nuk do të lejojnë këtë. Gratë shqiptare nuk do ta lejojnë këtë!! Edi Rama, do të paguash për cdo akt dhune ndaj cdo gruaje e vajze shqiptare!! Liri të menjëhershme për gratë që mbrojnë Kushtetutën dhe demokracinë! Burg për Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *