Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së kryeplakut të fshatit Merqi, Gjin Marku.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:30 të mëngjesit pas një konflikti për motive të dobëta sipas policisë.
Në pranga ka përfunduar 50-vjeçari me iniciale T.N., i cili akuzohet për vrasjen e 65-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
‘Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së kryeplakut Gjin Marku, ndodhur në sot, rreth orës 07:30.
Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit nisi kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta
Gjithashtu u sekuestrua arma tip ‘Kallashnikov’, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.