Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ia ka ndaluar kryeministrit Rama takimin elektoral në këtë qytet.
Në një letër zyrtare dërguar policisë së Shkodrës, Ademi, shkruan se çdo takim në sheshet publike të këtij qyteti është i paligjshëm.
‘Çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në shesht publike të hapura në qytetin e Shkodrës, konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik.’ – shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Ademit drejtuar policisë.
Po kështu në një shkresë drejtuar degës së Partisë Socialistë në Shkodër, shkruan se në të gjitha sheshet e bashkisë janë parashikuar veprimtari për promovimin e turizmit dhe nuk ka asnjë shesh të lirë.