Në deklaratën e sotme për shtyp, kreu i opozitës Lulzim Basha përmendi arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia. Ai tha se në qelinë e burgut ku ndodhet Spahia sot, nesër do të jenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Agron Xhafaj e Roland Hysa.
“Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftuar popullin, për të nxitur vëllavrasje, shkëlqen Sandër Lleshaj, që duket i lumtur për shërbimin e tij.
Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin, që u ka bërë qytetarëve për të mbrojtur Edi Ramën.
Secili prej jush banditë me dhe pa uniformë, nga Ardi Veliu, polici kriminel, manipulator i hetimit të Agron Xhafajt deri tek Roland Hysat me shokë që marrin pjesë zellshëm në shkeljen e ligjit dhe dhunimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politkë, edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt.
Në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ju nesër. Në qelitë ku ndodhen burra dhe gra protestues, baballarë dhe nëna, të rinj e të reja, do të jeni ju.
Të gjithë ata drejtues policie, të gjithë ata prokurorë dhe të gjithë ata punonjës të organeve ligjzbatuese, që janë venë në shërbim të Edi Ramës për qëllimet e tij kriminale të mbajtjes së pushtetit përmes bashkëpunimit me krimin, vjedhjes së zgjedhjeve dhe dhunimit të qytetarëve, do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.”, deklaroi kryedemokrati.