Vendosni fjalën kyçe....

‘Deputetët dolën pak jashtë pritshmërive të mia me pyetjet’ – Arta Marku në Kuvend


Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka folur në seancën e sotme plenare ku ka bërë një përmbledhje të të dhënave statistikore të institucionit që drejtohet prej saj.

Marku foli për memorandume të nënshkruara me vende dhe institucione europiane si dhe për metodat speciale të hetimit të përdorura në shumë raste nga prokurorët gjatë punës së tyre.

Në fund monologu i Markut u duartrokit ndërsa shefja e prokurorisë kërkoi 10 minuta kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, pasi sipas saj ato ishin jashtë pritshmërive të saj.

‘Në fakt pyetjet sapo mu vunë përpara. Deputetët kanë dalë pak pritshmërive të mia për pyetjet. Më duhen 10 minuta kohë sa të marr informacion.’ – tha Marku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *