Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i “Bild” Peter Tiede merr kërcënime në “Facebook” nga profile false


Publikimet e gazetës “Bild” që denoncojnë mashtrimin elektoral në Dibër në zgjedhjet e kaluara, kanë tensionuar jo pak politikën shqiptare.

Gazetari Peter Tiede, i cili ka publikuar audiopërgjimet në të cilat përfshihet kryeministri Edi Rama, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia, po sulmohet në rrjetet sociale nga profile false.

Ai i ka publikuar disa prej tyre në “Facebook”, duke treguar se po ngacmohet e kërcënohet vazhdimisht nga adresat false nga Shqipëria.

Tiede shkruan se ka raportuar e fshirë disa prej këtyre adresave dhe shton se do të vijojë ta bëjë kur të ketë pak më shumë kohë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *