Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Në 30 qershor nuk ka zgjedhje ose mund të bëhen vetëm për kryetarin e PS-së


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në emisionin “Opinion” është shprehur e bindur se në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje dhe ka ironizuar se nëse do bëhen do jenë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste.

Në momentin që dekreti betohet në fletoren zyrtare, ka fuqi zbatuese. Ky zotëria meqë nuk e njeh dekretin e presidentit, le ta çojë në gjykatën e Tiranës, në gjykatën e Apelit. Nuk e ka bërë se kërkon të krijojë një rrëmujë që të shpëtojë kokën e vet.

Unë si fallxhore që jam, di të them se më 30 qershor mund të bëjë votime për kryetarin e PS-së”- u shpreh Kryemadhi.  

“Më 30 qershor janë zgjedhjet për kryetar bashkie”- deklaroi kryetarja e LSI.

“Më 30 qershor Tirana do të votojë për Erion Veliajn”, u shpreh Blendi Fevziu, ndërsa Kryemadhi shtoi: “Atëherë do të zgjedhin Erion Veliajn në krye të PS”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *