Law-360, një entitet me autoritet dhe i specializuar në informacionet precize mbi zhvillimet e jurisprudencës në SHBA i ka kushtuar sot një artikull gjyqit të Becchettit me qeverinë shqiptare.
Sipas Law-360, Shqipëria duhet t’i paguajë Becchettit një dëmshpërblim prej 111 milionë eurosh (ose 125 milionë dollarësh).
Për më tepër lexoni shkrimin e plotë:
Shqipëria duhet të paguajë 125 milion $ me vendim gjykate për mbylljen e televizionit Agon Channel.
Nga Caroline Simson
Një gjykatë ndërkombëtare ka urdhëruar Shqipërinë që të paguajë një biznesmen italian dhe disa bashkëpaditës 111 milionë euro (124.6 milionë dollarë) për shpronësimin e investimeve të tyre në një televizion.
Këshilltari i Francesco Becchetti-t konfirmoi se Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve më 24 prill publikoi vendimin, pasi arriti në përfundimin se Shqipëria kishte shkatërruar investimin e paditësve në një kompani televizive të quajtur Agonset Shpk.
Bashkëpaditësit e Becchetti-it përfshijnë partnerin e biznesit Mauro de Renzis dhe dy kompani italiane: Hydro Srl, krijuar për funksionimin e një dige hidroelektrike në Shqipëri dhe kompania italiane e ndërtimit Costruzioni Srl.
Mediat në Shqipëri kanë publikuar faktin e daljes së vendimit, por të dyja palët nuk janë shprehur deri më tani.
Becchetti dhe paditësit e tjerë në arbitrazh, ku çështja u depozitua në vitin 2015, ngritën padi se Shqipëria i kish vënë në shënjestër me akuza për pastrim parash kriminale, evazionin fiskal dhe sekuestrimin e aseteve të De Renzis dhe të tjerëve në disa kompani, përfshirë Agonset-in si ndëshkim për mbulimin mediatik jo në favor të qeverisë.
Avokati i paditësve deklaroi të mërkurën se gjykata arriti në përfundimin se “kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara … fuqishëm mbështesin përfundimin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve”.
Gjykata konkludoi gjithashtu se sekuestrimi që Shqipëria i bëri Agonset “nuk ishte një ushtrim legjitim i kompetencave të saj policore” dhe se nëpërmjet tij u shpronësua investimi i paditësve në Agonset.
Vlera që Shqipëria i detyrohet paditësve nuk është bërë ende publike.
Becchetti vlerësoi vendimin në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se ajo vjen pas “katër vjetësh beteje të vështirë”.
“Vendimi i gjykatës, se kemi qënë subjekt i një persekutimi nga një shtet është i rrallë dhe ne jemi të kënaqur që fjalët e shkruara nga arbitrat na përligjin plotësisht,” tha Becchetti.
Partnerja e Debevoise & Plimpton LLP, Catherine Amirfar, pjesë e ekipit ligjor, që përfaqëson paditësit vlerësoi vendimin duke thënë se “ai qëndron si një qortim i fortë ndaj sjelljes së paligjshme të autoriteteve shqiptare kundra medias së pavarur dhe na kujton mbi të gjitha rëndësinë dhe fuqinë e sundimit të ligjit “.
Avokatët e Shqipërisë nuk mundëm t’i kontaktonim për të komentuar, pasi ishin jashtë orarit të zakonshëm të punës në Europë.
Vendimi u mor dy vjet pasi gjykata e ICSID-it kërkoi nga Shqipëria që të ndalojë procedurat e ekstradimit kundër Becchetti-t, ish pronar i klubit të futbollit Leyton Orient dhe De Renzis në lidhje me hetimet tatimore dhe penale ndaj tyre.
Të dy i kishin pohuar gjykatës në atë kohë se hetimet “pa bazë e abuzive” si dhe procedimet penale kundër tyre nisën si ndëshkim pasi kompania Hydro Srl nisi çështjen në arbitrazhin e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për shkak të shkeljeve të Shqipërisë në marrëveshjen e koncesionit për ndërtimin e një hidrocentrali.
Një gjykatë e IÇ-së i dha të drejtë Shqipërisë me një vendim të pjesshëm në janar 2018, duke urdhëruar Hidro-n të paguante rreth 1.26 milion euro për kostot ligjore të vendit dhe deri 12.9 milion euro pêr disa shkelje.
Gjykata e shtyu vendimin mbi shumën e saktë që duhet paguar nga Hidro në Shqipëri, duke përfshirë edhe një vendim mbi shumën e dëmeve që kompania duhet të paguajë në bazë të tarifave të koncesionit që vendi do të kishte marrë në qoftë se projekti do të përfundonte. Statusi i tanishëm i këtij procesi nuk është ende i qartë.
Becchetti hapi Agonset në vitin 2012 dhe televizioni kish një mbulim kritik ndaj qeverisë shqiptare.
Pas zbulimit dhe publikimit prej televizionit të një skeme mashtrimi me kartat e identitetit për zgjedhjet vendore të vitit 2015, autoritetet shqiptare lëshuan urdhër për të arrestuar Becchetti-n dhe de Renzis për falsifikim, pastrim parash dhe evazion fiskal.
Asetet që i përkisnin Agonset u sekuestruan, llogaritë u ngrinë dhe kërkesat e ekstradimit për Becchetti-n dhe de Renzis u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar në korrik 2015.
Becchetti dhe bashkëpaditësit e tij iu drejtuan arbitrazhit në qershor 2015.
Paditësit përfaqësohen nga David W. Rivkin dhe Catherine Amirfar nga Debevoise & Plimpton, Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan LLP, Scemla Loizon Veverka & de Fontmichel dhe Saccucci Fares & Partners Studio Legale Internazionale.
Shqipëria përfaqësohet nga avokati i saj shtetëror dhe nga Felix Wardle, Peter Webster dhe Siddharth Dhar nga Dhoma Gjyqësore e Essex-it.
Çështja quhet “Hydro Srl dhe të tjerët kundër Republikës së Shqipërisë”, numri i lëndës ARB / 15/28 në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve.
Redaktimi nga Nicole Bleier.
VINI RE: Përktheu në shqip Hashtag.al