Vendosni fjalën kyçe....

Meta deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp


Presidenti Meta ka bërë një deklaratë urgjente lidhur me situatën politike në vend.

Në deklaratë kreu i shtetit thekson se dekreti i tij për shtyrjen e zgjedhjeve kishte si qëllim qetësimin e situatës politike dhe krijimin e mundësive për dialog.

Meta thekson se nuk është momenti për prova force, retorikë përçarëse dhe provokuese por për maturi. Në fund presidenti bën thirrje për dialog mes palëve dhe gatishmërinë e tij për zgjidhjen e shpejtë të krizës.

Deklarata e Presidentit të Republikës Ilir Meta

U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *