Një lojë bejsbollin mes të rinjsh në SHBA u shndërrua në një sherr masiv mes prindërve që ishin të pranishëm duke ndjekur veprimtarinë sportive.
Ata filluan të godasin njëri-tjetrin pas një vendimi të diskutueshëm nga gjyqtari i ndeshjes.
Incidenti ndodhi në një qytezë të Kalifornisë, SHBA, pasi dhjetra spektatorë të rritur nuk u pajtuan me një vendim të bërë nga një gjyqtar 13-vjeçar që drejtonte në këtë ndeshje.
Shkëmbimi i nxehtë verbal mes prindërve u përshkallëzua shpejt në një skenë grushti masiv, që ndodhi para fëmijëve që ndiqnin ndeshjen.
Videoja e postuar nga Departamenti i Policisë në Lakewood tregon një burrë që mbante një bluzë të bardhë duke goditur brutalisht një burrë tjetër në kokë disa herë, para se ta rrëzonte përtokë.