Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka reaguar pas publikimit në media të përgjimeve nga ‘Bild’, mbrëmjen e djeshme, ku dilte edhe vetë ai.
Në një reagim në faqen e tij në Facebook, ai thotë se po fliste me një shok fëmijërie dhe oficer karriere, që nuk është kriminel.
‘Xhevahire nga Dibra !Se lloqe Kavaje nuk shkon!Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak, oficer karriere!!! Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marrëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!’– shkruan Qefalia në llogarinë e tij.